Seria A, Napolit i rikthehen 2 pikët e hequra

17/01/2013 19:40

Gjykata e Drejtësisë Federale ka pranuar apelin e Napolit dhe ka anuluar penalizimin prej dy pikësh që Komisioni i Disiplinës i Federatës Italiane të Futbollit i kishte dhënë ekipit të Mazarrit për përgjegjësi në skandalin e basteve.

Napoli ishte dënuar për ndeshjen Sampdoria-Napoli të vitit 2010. Tashmë skuadra partenope ngjitet në vendin e dytë me 42 pikë, po aq sa edhe Lazio, duke iu afruar në -3 pikë Juventusit të vendit të parë.

Gjithashtu i është hequr dënimi mbrojtësve të Napolit, Cannavaro dhe Grava, ndërsa portierit Gianello iu ul dënimi në 21 muaj.

Në shkallën e parë, Cannavaro dhe Grava ishin dënuar me 6 muaj pezullim nga fushat e futbollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA