Malaga ndal Barcelonën

17/01/2013 00:00

Malaga është skuadra që e ka ndalur më në fund serinë e gjatë të fitoreve të Barcelonës.

Në ndeshjen e parë të Kupës së Spanjës, Barcelona u detyrua që në vërshëllimën finale të pranonte rezultatin 2-2, duke mbajtur pezull kualifikimin. Iturra shënoi golin e parë duke kaluar Malagën në epërsi pas një gabimi të Alkantarës por Lionel Messi, si gjithmonë në formë barazoi rezultatin.

Katalanasit morën avantazhin me rrjetën e Pujol dhe u duk se do të fitonin edhe pas superioritetit numerik me përjashtimin e Monreal. Por në minutën e fundit të ndeshjes, Kamaco barazoi 2-2.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta