Lirohet Liliana Kondakçi

17/01/2013 00:00

Këngëtarja shqiptare, Liliana Kondakçi ka lënë hekurat e qelisë pas përfundimit të dënimit prej 2 vitesh e 8 muaj burgim që iu dha nga drejtësia italiane.

Kondakçi u arrestua në vitin 2010 në Selanik në bazë të një fletë-arresti të nxjerrë në vitin 2008 nga autoritetet italiane që e akuzonin atë si pjesëmarrëse në një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike së bashku me 20 persona të tjerë, shqiptarë, italianë dhe grekë.

Ajo u ndalua fillimisht në vitin 2006 në portin e Barit ku iu gjetën 3 kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë. Në atë periudhë këngëtarja i shpëtoi dënimit me burgim dhe la Italinë.

Por nga hetimet e mëvonshme, kryesisht përgjimet telefonike, mësohet se këngëtarja e famshme shqiptare e viteve ’80 njihej në rrjetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike me emrin “Mamaja”.

Vetë këngëtarja i ka mohuar kategorikisht akuzat duke thënë se ishte viktimë e një mashtrimi. Sipas mediave italiane, 58-vjeçarja pas lirimit është ekstraduar në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB