Philipp Lahm, kapiteni i Bayern Munchen, theksoi se ai së bashku me shokët e ekipit do e presin “me krahë hapur” Pep Guardiolën dhe shtoi se zgjedhja e drejtuesve të klubit për firmosjen me teknikun spanjoll është e “mrekullueshme”.
“Guardiola është trajneri simbol i 4-5 viteve të fundit dhe duhet përgëzuar klubi që mposhti konkurrencën e klubeve më të mëdha europiane për firmosjen me të”, theksoi Lahm, ndërsa portieri Neuer nënvizoi se këtë sezon Bayern Munchen duhet të fitojë të paktën një titull në mënyrë që të ndahet siç duhet me trajneri aktual, Jupp Heynckes.
“Kemi një mision për të përmbushur: duhet të fitojmë një titull si dhuratë për trajneri tonë Heynckes. Kemi më shumë përgjegjësi në shpatullat tona tani që e dimë largimin e tij në fund të sezonit”, tha Neuer.
Bayern Munchen do të nisë fazën e dytë të kampionatit gjerman këtë fundjavë. Të shtunën, kryesuesit e Bundesligës do të ndeshen me Greuther Furth (15:30).
Top Channel