Kaka’: Jam gati për Milanin

17/01/2013 00:00

Zbarkimi i fundit i brazilianit Kaka’ në Milano ka shërbyer që
mesfushori të takojë mjaft miq të tij në qytetin verior italian, por
edhe për të ushqyer mediat italiane mbi hipoteza të shumta për rikthimin
te kuqezinjtë.

Nje foto e Rikardo’ Kaka’ me bashkëkombasin e tij Robinjo konfirmon darkën e konsumuar mes tyre, por edhe bisedimet për firmën e mundshme të lojtarit të Realit me Milanin.

Mesfushori i kombëtares braziliane i pyetur mbi kthimin te skuadra e tij e zemrës, ka thënë se është gati për gjithcka dhe se është në dispozicion të Milan. Më shumë sesa një mesazh drejtuesve, ky ka qenë edhe sinjali se tratativat mund të finalizohen.

“E kam thënë edhe kur jam me Realin se Milan është një klub që e dashuroj. Për mua është një situatë mjaft delikate por nëse këto dy skuadra bien dakord, jam gati për të bërë sakrifica për rikthimin te Milan” tha Kaka’.

E përkthyer ndryshe, deklarata e brazilianit nënkupton uljen e pagës prej 10 milionë Euro neto, në një shumë të përballueshme për Milanin në dietë ekonomike.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta