Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, humb jetën një person, shkaku dyshohet të jetë rrjedhja e gazit
Përmbytjet kanë përfshirë pjesë të kryeqytetit të Indonezisë, Xhakarta, duke bërë që të mbyllen zyra dhe të bllokohen rrugët, disa ditë pas shirave të dendura.
Disa zona, përfshinë lagjen qendrore të biznesit, CBD, janë mbuluar nga ujërat, që kanë detyruar bizneset të mbyllin dyert dhe kanë bllokuar trafikun.
Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë se shiu, që është sezonal, mund të bëhet edhe më i rrëmbyeshëm në ditët e ardhshme. Ndërsa guvernatori i Xhakartës, Joko Widodo ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Autoritetet deklaruan të mërkurën se mbi 9 mijë persona ndodhen të strehuar në çadra pasi u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre.
“Shirat e dendura shkaktuan daljen e lumenjve nga shtrati dhe për rrjedhojë përmbytje deri në 3 metra thellësi”, deklaroi zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave për “AFP”.
Gjatë së enjtes zyrat e qeverisë dhe bizneseve në Xhakarta do të qëndrojnë të mbyllura, pasi stafet përkatëse e kanë të pamundur të arrijnë ambjentet e punës.
Edhe pallati presidencial mund të përmbytet, raportoi gazeta lokale “Jakarta Post”, nëse kanalet e thithjes së ujit nuk përballojnë dot volumin e ujërave.
Ndërsa televizionet lokale treguan pamje të njerëzve që ecnin në zonat e përmbytura të qytetit, me ujin që arrinte pothuajse deri në grykë, edhe në lagjet luksoze që më parë kishin qenë “imune” ndaj fenomeneve natyrore.
Top Channel