
Një bllok banesash janë shembur në qytetin bregdetar të Egjiptit, Alexandria, duke vrarë të paktën 25 persona.
Shumë të tjerë janë plagosur, teksa ndërtesa me 8 kate u shemb, sipas raportimeve. Shkaku i shembjes është ende i paqartë.
Incidenti vjen një ditë pasi 19 rekrutë u vranë, kur një tren ushtarak me të cilin udhëtonin, doli nga shinat në jug të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro.
Ai aksident nxiti disa protesta, që akuzonin qeverinë se kishte dështuar të përmirësonte shërbimet publike.
Shembjet e ndërtesave nuk janë të pazakonta në Egjipt, për shkak të mungesës së standardeve të ndërtimit të tyre, thonë analistët.
Shembja ndodhi gjatë orëve të para të së mërkurës, kur shumica e banorëve ishin në shtëpi, sipas raportimeve.
Shefi i sigurisë së Alexandrisë, polici Maj Gen Abdel-Mawgood Lutfi, tha se blloku me 24 kate ishte ndërtuar 5 vite më parë.
Punonjësit e shpëtimit përdorën fadromat për të kërkuar nën rrënoja për të mbijetuar, ndërkohë që ndërtesat përreth u evakuuan si masë paraprake.
Kryeministri i Egjiptit, Hisham Qandil, vizitoi skenën e trenit të dalë nga shinat të martën, por u desh të largohej, pas abuzimeve të kalimtarëve të irrituar për dështimin e qeverisë së tij, për përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore.
Rrugët dhe hekurudhat e Egjiptit regjistrojnë nivele të ulta sigurie. Nëntorin e kaluar 50 fëmijë humbën jetën, kur një tren goditi autobusin e shkollës pranë Manfalut, 350 km në jug të Kajros, pasi operatorin sinjalizues e kishte zënë gjumi.
Top Channel