Divjakë, shiu përmbyt fshatrat
17/01/2013 00:00
Mbi 300 hektarë tokë janë përmbytur në fshatrat e Divjakës. Më i prekur nga këto përmbytje është fshati Biçukas.
Shumica e tokave të përmbytura është e mbjellë dhe gjithë këto të mbjella kanë shkuar dëm, pasi uji i ka mbuluar tërësisht.
Banorët e zonës thonë se dëmi është i pallogaritshëm pasi asgjë nga të mbjellat nuk mund të përdoret më pas.
Sipas tyre, shkak i kësaj përmbytje është bërë mosfunksionimi si duhet i hidrovorit. Ata thonë se në hidrovorin e Biçukasit janë shtuar pompat për largimin e ujit, por nuk janë pastruar kanalet.
Në rast se shirat do të vazhdojnë me të njëjtin intesitet, harta e përmbytjes do të zgjerohet dhe dëmet do të jenë më të mëdha.
Top Channel