“Zgjedhjet, të pakontestueshme”

16/01/2013 22:40

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në pritjen tradicionale me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, e ka vënë theksin, mes të tjerash, te domosdoshmëria për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Klasa politike shqiptare duhet të dëshmojë se perspektiva europiane për ne është një mjet bashkimi dhe tejet i rëndësishëm për të konfirmuar përgjegjshmërinë dhe për të siguruar marrjen përsipër të përgjegjësive. Për këtë, si president i Republikës, kërkoj dhe do të mirëpres angazhimin e plotë të të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë për të arritur rezultate konkrete bashkëpunimi, që nga përmbushja e kërkesave të Bashkimit Europian, për votimin e 3 akteve në parlament, si dhe realizimin sipas standardeve europiane të zgjedhjeve të lira, të ndershme, të pakontestueshme të 23 qershorit 2013”, tha Nishani.

Kreu i shtetit cilësoi si mjaft të rëndësishëm edhe procesin e konsolidimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Sipas tij, Shqipëria mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë njohjen e shtetit kosovar në të gjitha forumet dhe strukturat ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA