SHBA, miratohet paketa prej 51 mld USD pas Sandy-t

16/01/2013 04:25

Dhoma e Përfaqësuesve ka aprovuar ndihmën prej 51 miliardë dollarë, për rimëkëmbjen nga superstuhia Sandy, pavarësisht kundërshtimeve të konservatorëve, që kritikonin shpenzimet.

Në votime të ndara, Dhoma e Ulët kaloi 17 miliardë dollarë ndihma emergjente dhe 34 miliardë dollarë për projekte afatgjata.

Kongresi kishte miratuar gjithashtu 9,7 miliardë dollarë ndihma sigurimi nga përmbytjet, pasi ligjvënësit veri-lindorë akuzuan liderët e Dhomës së Përfaqësuesve mos dhënien e një vote.

Nga stuhia e tetorit u përmbytën zonat e bregut lindor, si dhe u vranë 120 persona. Shtetet veri-lindore të New York-ut, New Jersey-t dhe Connecticut-it ishin ndër më të prekurit.

Votimi u mbyll me 241 pro dhe 180 kundër, nga këta të fundit 179 republikanë dhe 1 demokrat. Ligji do të kalojë tashmë në Senat, ku pritet të kalohet nga ligjvënësit në ditët e ardhshme.

Shuma fillestare prej 17 miliardë dollarësh, e miratuar të martën, përfshi ndihma për lehtësimin emergjent, mbulimin e riparimeve të infrastrukturës dhe pagesa për asistencë të menjëhershme për çdo individ, që humbi jetën nga Sandy.

Ndërsa shuma prej 34 miliardë dollarësh shton fonde afatgjata për përmirësime të infrastrukturës, me synimin për të parandaluar shkatërrimet nga stuhitë e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA