Rusia, në Hënë me 50 vjet vonesë

16/01/2013 16:20

46 vjet pasi humbi betejën për dërgimin e njeriut të parë në Hënë, Rusia planifikon të “barazojë” llogaritë me SHBA-në, duke dërguar në satelitin e vetëm të Tokës një robot në vitin 2015.

Rusia, e cila krenohet me faktin se vendosi për herë të parë një njeri në hapësirë në vitin 1961, kur Juri Gagarin u shndërrua në një hero kombëtar duke fluturar në orbitën e planetit, u la pas nga programi hapësinor i NASA-s në luftën më prestigjioze, atë të dërgimit të një njeriu në Hënë, me Neil Armstrong që u shndërruar në njeriun e parë që shkeli sipërfaqen e një trupi jashtëtokësor në 1969-n.

Moska zyrtare u kundërpërgjigj në atë kohë duke zbarkuar një sondë eksperimentale në Hënë në vitet 1970, por që prej atëherë, projekti i eksplorimit hënor nga Rusia nepermjet zbarkimeve eshte nderprere.

Aktualisht, siç informuan mediat ruse, është drejt përfundimit një robot i specializuar që ashtu si Armstrong pothuajse pesë dekada më parë, do të jetë në gjendje të lëvizë dhe të grumbullojë kampione nga sipërfaqja e satelitit të Tokës, të cilat do të studiohen më pas nga shkencëtarët rusë.

Vizitat e mëparshme ruse në Hënë janë bërë vetëm me sonda që kanë arritur të grumbullojnë kampione dhe fotografi, por që nuk kanë pasur aftësi lëvizjeje.

Së fundmi, Rusia ka përjetuar disa zhgënjime me programin e saj hapësinor, përfshi një satelit me drejtim Marsin, që përfundoi i shkatërruar në Tokë pas lëshimit në 2011-n.

Megjithatë, besohet se qëllimi kryesor i Rusisë është që brenda vitit 2020 të bëjë bujë, duke dërguar njeriun e parë në një planet që nuk është Toka, në planetin Mars.

Për këtë projekt, ish-presidenti Dmitry Medvedev aprovoi një fond prej 70 miliardë dollaësh, që do të përdoret për të financuar projekte të ndryshme midis viteve 2013-2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA