Fluksi i lëvizjes mes Kosovës dhe Shqipërisë ka ardhur duke u rritur. Vecanërisht gjatë periudhës së verës kur shtetasit kosovarë iu drejtuan masivisht bregdetit.
Fluksin në rritje e ka favorizuar ndjeshëm Rruga e Kombi që shkurtuar ndjeshëm distancat dhe bashkëpunimi mes dy doganave, Morinit dhe Vërmicës në anën e Kosovës. Zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit tha se në Shqipëri gjatë 2012 kanë hyrë 1 milion e 744 mijë persona vetëm nga Morina.
Me tendencë rritje ka qenë edhe fluksi i lëvizjes nga Shqipëria në Kosovë. Mbi 1.2 milion është numri i tyre që kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet Morinës. Në krahasim me një vit më parë, fluksi i lëvizjes ka qenë më i madh e thënë ndryshe mbi 300 mijë persona më shumë kanë lëvizur në dy anët e kufirit.
Top Channel