Për një foto të rrallë, sidomos kur bëhet fjalë nga bota e egër e Afrikës, kushdo mund të mposhtë për pak caste frikën e t’u afrohet “përbindëshave”.

Por rreziku i marrë është i madh, deri edhe vdekja. Pjesë e një përvojë tragjike është bërë 24-vjeçare afrikano-jugore, Chantal Beyer dhe bashkëshorti i saj. Ata ndaluan një parkun natyror “Hotel and Nature Reserve” për të bërë një foto me dy rinocerontë të bardhë në sfond.

Dy të rinjtë kanë zbritur nga makina e tyre dhe fillimisht frika ka stepur kureshtjen për t’u afruar sa më shumë kafshëve. Por ka qenë pronari i parkut ai që i ka nxitur të afrohen edhe pak duke u thënë se nuk përbënte asnjë rrezik.

Pa u menduar dy herë, dy bashkëshortët janë afruar dhe sapo është shkrepur fotoja kujtim nga bota e egër, tragjedia ka ndodhur. Një rinoceront ka sulmuar nga pas vajzën duke e goditur me bririn e tij në shpatull.

24-vjeçarja mori plagë të rënda, carje të mushkërive dhe hematoma të tjera në trup. Ajo u shoqërua menjëherë në një spital të Johanesburgut, ku gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qendrueshme, por sërish me rrezik për jetën.

Autoritetet kanë nisur hetimet ndaj pronarit të parkut që ishte edhe autor i foto. Dyshohet se ai ka neglizhuar rrezikun që u kanosej dy të rinjve dhe i ka nxitur ata t’u afrohen më shumë kafshëve të egra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA