Nisi si një mënyrë për të zbavitur veten, por tani Charlie Layton po e ndan artin e tij me mijëra persona të tjerë në të gjithë botën.

Cdo të premte, artisti amerikan shpenzon 25 minuta për të vizatuar diçka të këndshme në frigoriferin e tij e më pas e poston veprën në internet.

Vizatimet e tij tërhoqën aq shumë klikime në blogun personal, sa që ky i fundit nuk mbajti më.

“Është çmenduri që mijëra njerëz kanë hyrë në blogun tim”, theksoi Layton, i cili shton se vështirësia më shumë qëndron në gjetjen e idesë.

Disa nga vizatimet e tij janë bërë shumë të famshme dhe në Amerikë kanë nisur të stampohen nëpër bluza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA