“Kjo është qeveri e maskave”
16/01/2013 23:42
Lideri i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka folur mbi gjendjen e kriminalitetit në vend, duke krahasuar ministrin aktual të Brendshëm, Flamur Noka, me atë të 100 viteve më parë, Myfit Libohova.
“Sot ne vijmë pas një shekulli, kur Myfit Libohova ishte në krye të rendit publik. Sot, pas një shekulli, shikojmë se vendin e tyre, të rilindasve pas 100 vjetësh, e vendos Flamuri i krimit, me bandat që kanë pushtuar tashmë të gjithë territorin e Shqipërisë me maska, sepse kjo është një qeveri e maskave. Në katër vite të mandateve, ai post i rendit publik, i drejtuesit të Ministrisë së Brendshme, është përdorur për të shpërblyer mbrotjen e mafies shtetërore”, është shprehur Kreshnik Spahiu.
Top Channel