Gjermania kthen në vend rezervën e arit

16/01/2013 15:40

Banka Qendrore e Gjermanisë vendosi që të rikthejë në vend mbi 700 tonë ar të mbajtur në Nju Jork dhe Paris, informuan të mërkurën burime të Berlinit zyrtar.

Deri në vitin 2020 parashikohet që gjysma e sasisë së përgjithshme gjermane të arit të rikthehet në rezervat e “Bundesbank”-ut.

Aktualisht, në Gjermani ndodhet vetëm një e treta e lingotave të arit, me pjesën tjetër që u zhvendos jashtë vendit gjatë Luftës së Ftohtë, nga frika e një pushtimi të mundshëm të vendit nga Bashkimi Sovjetik.

Bankat Qendrore mbajnë lingota ari në depozita të jashtme, në mënyrë që të jenë në gjendje të blejnë shpejt monedhë të huaj, në kohë krize.

Megjithatë, “Bundesbank” ka vendosur që të tërheqë të gjithë rezervën nga Parisi, pasi të dy vendet përdorin monedhën e përbashkët euro.

Deri në fund të dekadës, sasia e mbajtur në Nju Jork do të reduktohet me 8%, në 37% të totalit, ndërsa 13% tjetër do të mbetet në rezervat e Bankës së Anglisë, në Londër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA