Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pritet të zbulojë spektrin e gjerë të masave, që synojnë frenimin e dhunës së armatosur.
Propozimet mund t’u bëjnë jehonë masave, të konsideruara më të ashprat në vend, të cilat u miratuan në shtëtin e New York-ut gjatë së martës.
Obama ka thënë se është në favor të ndalimit të armëve luftarake dhe revistave me municione të kapacitetit të lartë, si dhe kontrolle me sfond të gjerë.
Debati për kontrollin e armëve në Amerikë është rigjallëruar muajin e kaluar, pas masakrës në shkollën fillore në Newtown, Connecticut, ku një person i armatosur qëlloi për vdekje 27 persona, nga të cilët 20 fëmijë dhe mamanë e tij.
Më 17:45 (11:45 EST) të ditës së mërkurë, Obama pritet të zbulojë propozimet e reja në Shtëpinë e Bardhë, i rrethuar nga fëmijët, që i shkruan atij letra pas masakrës së Newtown-it.
Obama pranon se propozimet e tij do të hasin kundërshtime të ashpra në Kongres. Por, ai tha do të ngrejë të paktën 19 masa specifike, të cilat mund t’i kalojë edhe me veprime ekzekutive të njëanshme, pa patur nevojë për marrëveshje bilaterale.
Këtu përfshihen ndëshkime më të ashpra për trafikimin e armëve, ndjekje penale agresive ndaj njerëzve, që ndodhen në prapavijën e kontrollit, si dhe një fund të limiteve të kërkimeve qeveritare ndaj dhunës së armatosur.
Lobi më i madh pro armëve në vend, Shoqata Kombëtare e Armëve (NRA) ka bërë të ditur se do të luftojë ndaj çdo përpjekjeje për të limituar aksesin tek armët dhe municionet e tjera.
Top Channel