Binjakët shurdhë i nënshtrohen eutanazisë para se të verbohen

16/01/2013 00:00

Dy binjakë të lindur të shurdhër, vendosën t’i nënshtroheshin eutanazisë pas mësimit të lajmit se shumë shpejt do të mbeteshin edhe të vërbër.

Vëllezërit 45-vjeçarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik, i dhanë fund jetës me vullnet të plotë më 14 dhjetor 2012 në qendrën spitalore universitare në Bruksel.

Televizioni gjerman, RTL duke cituar një mjek të stafit pjesëmarrës në eutanazi, thotë se dy binjakët para hyrjes në “sallën e vdekjes”, pinë për disa minuta një kafe në barin e spitalit e më pas përshëndetën krejt qetësisht prindërit dhe vëllanë tjetër të tyre.

“Ata dukeshin të lumtur. Në kafe u bisedua për shumë gjëra, biseda ishte e larmishme. Lamtumira me prindërit dhe vëllanë tjetër të tyre ishte shumë e qetë dhe e mrekullueshme. Është një çlirim të mësosh se ata i dhanë fund vuajtjeve të tyre”, deklaroi mjeku.

Në Belgjikë eutanazia është e legalizuar. Sipas të dhënave më shumë se 1 mijë persona i dhanë fund jetës së tyre me ndihmën e doktorëve në vitin 2011. Pjesa më e madhe e tyre, ishin të sëmurë me kancer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA