BE, kompanitë automobilistike në krizë

16/01/2013 15:25

Shitjet e automobilëve në Bashkimin Europian ranë me 8,2% në vitin 2012, duke arritur nivelin më të ulët në pothuajse dy dekada, informoi të mërkurën Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automobilëve.

Në raportin e publikuar informohet se midis 27 vendeve të BE-së u regjistruan 12,05 milionë makina të reja gjatë të gjithë vitit të lënë pas.

Midis tregjeve të mëdha, vetëm ai britaniku njohu rritje, me 5,3% më shumë shitje se në 2011-n.

Megjithatë, Franca, Italia dhe Spanja njohën rënie dyfishfrore në përqindjen e shitjeve të automobilëve në të njëjtën periudhë.

Gjermania, vendi me ekonominë më të madhe në Europë dhe njëkohësisht prodhuesi më i madh i makinave i kontinentit njohu gjithashtu një rënie prej 2,9%, krahasuar me 2011-n.

Përsa i përket Greqisë, rënia perben nje rekord historik, me 40,1% më pak regjistrime të makinave të reja, ndërsa tregu vazhdon në “rënie të lirë” që prej fillimit të krizës së borxheve, pesë vjet më parë.

Të dhënat e dhjetorit ishin veçanërisht të këqija, duke i dhënë një goditje të re shumë markave europiane, në vështirësi financiare për shkak të rënies së fuqisë blerëse.

Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automobilëve bashkon në të 18 markat më të mëdha të kontinentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA