Një studim i ri kontradiktor zbuloi se aktiviteti sportiv, ndryshe nga sa besohet botërisht, mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.
Një studim i publikuar në gazetën “Plos One” analizoi të dhënat e pesë sporteve të ndryshme, të praktikuar nga 1 687 amatorë në mënyrë të përditshme, duke analizuar ndikimin shumëvjeçar të stërvitjes mbi zemrën dhe disa parametra të tjerë shëndetësorë.
Rezultatet turbulluan komunitetin shkencor, duke kundërshtuar të dhënat e pranuara botërisht se sporti është në dobi të shëndetit në çdo rethanë.
Në bazë të anketimit të ri u arrit në përfundimin se stërvitja intensive ndikon që në 10% të njerëzve të rritet presioni i gjakut, niveli i kolesterolit dhe të çrregullohet niveli i sheqerit, duke ekspozuar organizmin nga rreziku i infarktit dhe diabetit.
“Nuk ka një shpjegim të qartë për ndikimin që ka sporti mbi një pjesë të vogël të popullsisë, por këto nuk janë shenja pozitive”, deklaroi Claude Bouchard, një autor i studimit dhe profesor i gjenetikës dhe ushqimit në Universitetin Shtetëror të Luizianës.
Një sasi e përditshme ushtrimesh aerobike, vrapimet e gjata si maratona dhe sforcimi i vazhdueshëm me sporte komplekse dhe rraskapitëse si trialtoni janë ato që prodhojnë rezultatet me të këqija për shëndetin e njeriut.
Top Channel