Pas një ekspozimi 45-ditor në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, armët
dhe përkrenarja e Skënderbeut do të largohen nga Shqipëria për t’u
vendosur sërish në Muzeun e Artit në Vjenë.
“Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar në Muze u ekspozuan dy shpatat e Skëndërbeut dhe përkrenarja e tij. Ekspozita është vizituar nga 1.700.000 vizitorë”, tha Luan Malltezi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.
Numri me i madh i vizitoreve ka qene ne daten 28 Nentor, ne te cilen muzeu ka qendruar i hapur per 24 ore dhe eshte vizituar nga rreth 400 mije vete. Shume prej tyre kane pritur ne radhe per ore te tere, per te patur mundesine te shohin nga afer keto simbole kombetare, duke u drejtuar ne dyert e Muzeut edhe pas orarit zyrtar.
Top Channel