Kinë, vijon puna e detyruar

15/01/2013 00:00

Puna e detyruar vazhdon në gjashtë rajone të Kinës dhe deri tani nuk
është marrë asnjë vendim për t’i dhënë fund këtij sistemi “riedukimi”.

Autoritetet kineze i përdorin kampet për të ndeshkuar prostitutat, përdorësuesit e drogave dhe kriminelët ordinerë deri në katër vjet pa i nxjerrë në gjyq. Javën e kaluar, media shteterore kineze, citoi anetarin e Byrose Politike Meng Jianzhu, i cili tha se gjate ketij viti Kina do te heqe dore nga kampet e punes se detyruar.

Deklarata u terhoq pa shpjegim, por me vone zyrtaret thane se sistemi i kampeve do te reformohet. Kundërshtarët e sistemit thone se Pekini i perdor kampet e punes se detyruar per “t’u mbyllur gojen” kritikeve te qeverise dhe disidenteve. Ata thonë se torturat dhe keqtrajtimet në këto kampe janë të zakonshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB