Gina, shimpanzeja e varur nga porno

15/01/2013 00:00

Studiuesit i vendosën Gina-s, një shimpanze në kopshtin e zoologjik të Seviljës në Spanjë, një televizor duke i dhënë edhe telekomandën që të zgjidhte vetë kanalin televiziv që do të ndiqte.

Pas pak kohësh ata u rikthyen në kopshtin zoologjik për të verifikuar se mos Gina e kishte shkatërruar lodrën e saj të re. Ajo që panë ishte mbresëlënëse. Gina jo vetëm që nuk e kishte shkatërruar telekomandën, por kishte mësuar edhe ta përdorte atë.

Nga kamerat mbikqyrëse, u pa se shimpanzeja harxhonte pjesën më të madhe të kohës duke ndjekur kanalet për të rritur.

“Për t’u dhënë pak jetë netëve të Gina-s, vendosëm të instalojmë një televizor, të mbrojtur nga një xham dhe i dhamë asaj telekomandën që të zgjidhte vetë stacionet. Në orët e para, vizituam Gina-n për t’u siguruar që ajo nuk e kishte shkatërruar kukullën e saj të re. Surpriza ishte se jo vetëm që nuk e kishte thyer, por kishte mësuar më së miri ta përdorte atë duke ndërruar kanalet dhe stacionet e saj të preferuara ishin ato të filmave pornografikë”, deklaroi studiuesi Pablo Herreros.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA