Një mijë mace u shpëtuan nga tryezat e kinezëve, pasi aktivistët e një grupi për mbrojtjen e kafshëve ndërhynë në skenën e një aksidenti rrugor, ku një kamion që po transportonte macet për në disa restorante të krahinës së Guangdongut u dëmtua në një rrugë kombëtare.
Macet, të futura në arka druri u shpëtuan midis të çarave që u krijuan në karrocerinë e mjetit transportues pas aksidentit.
Kafshët u trajtuan me ushqim, ujë dhe qumësht, përpara se të dërgoheshin prej aktivistëve në qendrën e një shoqate të mbrojtjes së kafshëve për trajtim dhe mbrojtje.
Të mbajtura në kushte çnjerëzore dhe pa u ushqyer për mbi 24 orë, macet ishin të destinuara të shpërndaheshin në disa rrjete restorantesh, ku do të shërbeheshin si ushqim për klientët.
Në kulturën kineze, jo vetëm macet, por edhe kafshë të tjera shtëpiake si qentë konsiderohen të ngrënshme.
Përballë kërkesës së madhe të tregut vendas për ushqim, shumë fermerë në zonat rurale të Kinës sigurojnë jetesën e tyre nëpërmjet mbarështimit dhe rritjes së këtyre kafshëve, që më pas i shiten therrtoreve, supermarketeve dhe rrjeteve të ndryshme të restoranteve në vend.
Top Channel