
Politikani francez me një rol përcaktues në reformat e sektorit bankar në BE, Micheal Barnier, shpalli kandidaturën e tij për pozicionin e presidentit të Komisionit Europian.
Barnier pritet të emërohet zyrtarisht si kandidati i Partive Popullore Europiane, për zgjedhjet që do të mbahen në muajin Maj.
Aktualisht, Barnier është komisioneri europian i tregut të brendshëm.
Portugezi Jose Manuel Barroso kryeson aktualisht Komisionin.
Një veteran i politikave europiane, ish-kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, gjithashtu dëshiron që të shndërrohet në kryekomisionerin e ri të Bashkimit Europian.
Barroso ka shërbyer dy mandate 5-vjeçare dhe në bazë të ligjeve europiane, ai nuk mund të konkurrojë më për një mandat të tretë.
Ai do të dorëzojë detyrën në muajin Nëntor.
Detyra kryesore e Komisionit Europian është të hartojë ligje dhe të sigurojë zbatimin e tyre në përputhje me traktatet europiane.
Megjithatë, gjatë krizës së Eurozonës pushteti i KE-së njohu një rritje të dukshme.
Tashmë, ky organizëm mund të rikthejë për diskutim buxhetet kombëtare apo të hartojë udhërrëfyes të ndryshëm ekonomikë për vende të ndryshme anëtare, midis funksioneve të tjera.
Top Channel