“Çmimi i paqes po rritet”/ Shërbimi Sekret Britanik paralajmëron për rrezikun e një sulmi rus ndaj NATO-s Xhihadi kërcënon se do të godasë Francën në “zemrën e saj” si
kundërpërgjigje ndaj ndërhyrjes ushtarake në Mali. Në ndihmë të ushtrisë
së Malit është edhe ushtria nigeriane dhe ajo senegaleze.
Të dielën u bombardua qyteti i Gao-s dhe ai i Kidalit në veri të vendit. Sipas burimeve lokale në zonat e goditura u vranë 60 xhihadiste vetëm në Gao. Të hënën erdhi dhe reagimi i Muxhao-s, Lëvizjes për “luften e shenjte” në Afrikën Perendimore.
Abu Dardar një prej perfaqesuesve të lëvizjes i tha Agjensisë France Presse se “Ne do të godasim Francën, pas ajo sulmoi islamin”. Sa i takon pengjeve franceze në Sahel, se shpejti do te mësohet për fatin e tyre. “Prej sot të gjithë muxhahedinët janë të bashkuar- tha Abu Dardar duke iu referuar grupeve xhihadiste afrikano-veriore dhe vecanerisht Al AKMI-t, (Al Kaedës në Magrebin Islamik), qe në shtator të vitit 2010 rrembeu 4 inxhiniere te grupit francez Areva.
Prej nëntorit të 2011 u moren peng dy të tjerë në veri të Malit dhe një përson i shtatë mbahet i burgosur prej 20 nëntorit. Përleshjet në Mali vazhdojnë prej qershorit të vitit të kaluar, por edhe paqendrueshmeria politike, e nisur prej dhjetorit te kaluar solli arrestimin ish-kryeministrit Ceik Modibo Diarra.
Ish kryeministri ishte nje prej zerave mbeshtetes te nderhyrjes nderkombetare ne Mali. Në përberjen e Qeverisë së Kryeministrit aktual, Django Sisoko bëjnë pjesë edhe perfaqesuesë nga rajonet veriore, nën kontrollin e islamikeve. Ndërsa Gjermania bën thirrje per zgjidhje diplomatike te krizes, Britania e Madhe deklaroi mbeshtetjen per ushtrine franceze duke derguar ndihmen e pare logjistike.
Top Channel