“Çmimi i paqes po rritet”/ Shërbimi Sekret Britanik paralajmëron për rrezikun e një sulmi rus ndaj NATO-s Një tjetër masakër të pafajshmit u shënua në Siri. Të paktën 36 persona u
vranë, mes të cilëve 14 fëmijë pas bombardimeve në periferi të
Damaskut.
Përmes një videoje, e cila nuk mund të verifikohet në mënyre të pavarur, shihen dhjetëra gra që qajnë mbi trupat e fëmijëve te tyre, në një fushë në Guta-n Lindore, pranë një bazë të Mbrojtjes ajrore ne Muleiha, pak kilometra larg kryeqyteti.
Këto ishin bombardimet më të renda të muajve të fundit; me avione dhe predha artilerie. Aktivistja Jesmine Al Shami tregoi për vrasjen e një nënë dhe tre femijeve të saj, në një fushë në Hazeh. Sipas nje anetari te organizates “Damaskus Media Center” forcat e Asadit po bombardojnë zona civile, për të dobesuar mbështetjen e kryengritesve. Kjo nuk është masakra e parë e femijeve. Në maj u shenua ajo e Hulës, e cila indinjoi të gjithë botën, por tmerret nuk ndalen në gusht, tetor dhe nëntor.
Nga ana tjeter Komiteti Ndërkombëtar i Ndihmës paralajmeron krizën e rëndë humanitare me të cilët po përballet Lindja e Mesme, si pasojë e konfliktit në Siri. Mbi 600 mijë siriane kanë braktisur vendin dhe shkaku nuk janë vetëm përleshjet e armatosura por dhuna seksuale, perdhunimet, te kryera shpesh përpara syve të familjareve.
Grupi foli për mungese alarmante te medikamenteve apo përkrahjes psikologjike për të mbijetuarit e dhunes.Vec atyre qe braktisën vendin, të paktën 2 milione njerez janë zhvendosur brenda territorit te vendit. Organizata e Kombeve te Bashkuara raportoi se mbi 60 mije persona janë vrare gjatë konfliktit, qe nisi marsin e vitit 2011.
Top Channel