Njeriu që kthen pusetat në art

14/01/2013 13:20

Janë një rrezik i përhershëm nëpër rrugë, por me pak imagjinatë pusetat mund të shndërrohen në vepra arti të vërteta.

Davide Luciano ka përdorur gropat e mëdha për të krijuar skena të ndryshme që përfshijnë një notar duke u zhytur, një peshkatar që nxjerr peshkun nga uji apo një roje bregdetare që shpëton një person duke u mbytur.

Davide i ka mbushur pusetat me objektet që i nevojiteshin për fotot dhe Photoshop-in e ka përdorur vetëm për ngjyrat.

Një set me 9 foto të tijat kushtojnë rreth 1 mijë dollarë. 34-vjeçari thotë për ‘Daily Mail’: “Ideja më erdhi kur u bëra vetë viktimë e një pusete. Doja që zemërimin tim ta kanalizoja në një projekt pozitiv ku të kishte humor dhe kreativitet.”

Fotot janë bërë në Nju Jork, Los Anxheles, Toronto dhe Montreal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA