Londër, në metro vetëm me të mbathura

14/01/2013 12:35

Ka nisur si një shaka që sikletosi pasagjerët, por tashmë është bërë një fenomen global që nuk ndalohet dot as nga temperaturat e ulta. Ditën e dielë, metroja e Londrës u pushtua nga shumë persona pa pantallona apo fustane.

Ky është viti i 13 që në disa shtete të zhvilluara të Botës “festohet” dita e pasagjerëve të metrosë me të mbathura. Qëllimi është të hipësh në tren me të brendshme dhe të sillesh sa më natyrshëm të mundesh.

Këta njerëz janë veshur normalisht si për një ditë të ftohtë dimri, me kapuç, shall dhe pallto. Problemi i vetëm është se u mungojnë pantallonat.

Ky trend i çuditshëm ka nisur në vitin 2002 në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një shaka. Një person hipi në tren dhe kur pyetej nga pasagjerët se pse nuk kishte veshur pantallona, ai përgjigjej fare natyrshëm: “Harrova t’i vishja.”

Vitin e kaluar, kjo “traditë” u vu re në 57 qytete në 27 vende të ndryshme të botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA