Jodie Foster, dy herë fituese e çmimit Oscar, mori çmimin e karrierës Cecil B. DeMille në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Golden Globe” dhe në një fjalim që habiti të gjithë, ka pranuar publikisht se është lesbike.
Pasi tha se do të fliste për seksualitetin e saj, aktorja deklaroi shkurt se ishte beqare duke shkaktuar të qeshurat e të pranishmëve. Më tej shtoi: “Unë e kam pranuar me kohë homoseksualitetin tim tek rrethi i të afërmve dhe miqve të mi. E kam bërë këtë gjë që në kohët e lashta, por kur je personazh publik që fëmijë, vlera më e madhe e një personi është privatësia e tij.”
Kjo është hera e parë që 50-vjeçarja flet në mënyrë kaq të hapur për homoseksualitetin e saj.
Jodie Foster bëri të ditur gjithashtu se në të ardhmen do i përkushtohet më shumë karrierës si regjisore dhe jo aktrimit.
Top Channel