“Gërdeci”, Apeli më 4 shkurt jep vendimin

14/01/2013 00:00

Ndryshe nga Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit në kohë rekord
ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për dosjen Gërdeci duke caktuar datën
katër shkurt si ditën, kur do të shpallet vendimi.

Daten e caktoi ne perfundimit te gjykimit relatori i çeshtjes Alaudin Malaj. Më herët gjatë kësaj të hëne u mbrojtën ish-shefi i Shtabit te Pergjithshëm Luan Hoxha, ish-zëvendësshefi Agim Lala, si dhe ushtarakë të tjerë.

Sipas Avokatit te Hoxhes Brahim Lahi, Gjykata e Apelit duhet të pushojë çeshtjen  per ish-ushtarakun pasi nuk provohet qe ai te kete kryer ndonje veper penale. Gjykata e Shkalles se Pare deklaroi avokati nuk ka arsyetuar se cfare detyre apo ligj ka shkelur Shefi i Shtabit te Pergjithshem.

Nderkohe qe avokati i gjeneral Agim Lales theksoi se duhet te lihet ne fuqi vendimi i shkalles se pare ne te cilin Agim Lala deklarohet i pafajshem. Sipas avokatit te Zija Bahjes, prokuroria ne menyre te pajustifikueshme pergjate ketyre pese viteve gjykim nuk ja doli mbane te percaktoje se kush eshte kuadri komandues dhe se Zija Bahja nuk ka shkelur asnje ligj, pasi transportin falas te muncioneve e kishte vendosur Qeveria dhe ministrite perkatese dhe jo Zija Bahja. ‘Per kete, – tha avokati,- te lihet ne fuqi vendimi i Shkalles se Pare ku gjenerali konsiderohet i pafajshem’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB