
Një prej aktivistëve kryesorë të opozitës azere u dënua me gjashtë vjet heqje lirie, mbi akuzën e huliganizmit, raportuan të martën mediat ndërkombëtare.
Një gjykatë në qytetin e Lankaranit shpalli fajtor Yadigar Sadiqov për rrahjen e një veterani në Qershor 2013.
Megjithatë, avokatët e Sadiqovit, i cili shërben si një këshilltar politik i partisë kryesore opozitare të “Musavat”-it, e konsideruan këtë vendim si politikisht të motivuar dhe bënë të ditur se do të apelojnë.
Disa dhjetëra gazetarë, aktivistë të opozitës ose blogues janë arrestuar në Azerbajxhan gjatë viteve të fundit, të akuzuar për armëmbajtje pa leje, huliganizëm apo zotërim të lëndëve narkotike.
Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, të gjithë këto procese janë të inskenuara dhe përbëjnë një tentativë e presidentit autoritar, Ilham Aliyev, për të shuar çdo zë kundështues në vendin e pasur me naftë.
Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në vend, gjatë 2013-s, “Musavat” denoncoi për parregullsi, blerje vote dhe numërim të pasaktë të votave në shumë prej qendrave të votimit të vendit.
Në këto zgjedhje, Aliyev fitoi 85% të votave në rang kombëtar.
Top Channel