Ndërhyrja e Francës në Mali

13/01/2013 17:55

Britania do dërgojë avionë transporti për të ndihmuar operacionet ushtarake franceze në shtetin veri-perëndimor afrikan të Malit.

Kjo është diskutuar gjatë bisedës, që kanë zhvilluar të shtunën në mbrëmje kryeministri Cameron dhe presidenti francez Hollande.

“Doëning Street” ka konfirmuar se është rënë dakord për asistencën logjistike në këtë operacion ushtarak, për të ndihmuar në transportimin e trupave të huaja dhe pajisjeve sa më shpejt drejt këtij shteti afrikan.

Por, qeveria britanike ka theksuar se nuk do të dërgojë asnjë ushtar britanik në këtë mision luftarak. Të dy udhëheqësit kanë rënë dakort se situata në atë shtet përbën rrezik për sigurinë ndërkombëtare, si dhe për nevojën e parandalimit të krijimit të një parajse të re terroristësh në afërsi të Europës.

Rebelët e lidhur me Al Kaedën, gjatë nëntë muajve të fundit, kanë marrë pjesë të mëdha në veri të Malit dhe kërkojnë vendosjen e ligjit të sheriatit në këtë pjesë pa rend dhe ligj, të këtij shteti të varfër.

Franca dhe Britania kanë një rekord të njohur bashkëpunimi ushtarak në zona konfliktesh, siç kanë qenë rastet e luftës në ishujt Falkland apo Malvines, e së fundi në një kuadër më të gjerë, në Libi e gjetkë.

Lufta kundër terrorizmit dhe Al Kaedës shihet nga Parisi dhe Londra si një shkak i majftueshëm për një bashkëpunim të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA