U rekrutua nga Epstein me premtimin se do të bëhej modele, dëshmia tronditëse e një nga ‘viktimave’ të abuzimit: Më izoluan në një ishull dhe…
Policia izraelite shpërnguli me dhunë disa dhjetëra palestinezë dhe aktivistë të huaj, të cilët ishin vendosur me çadra në Bregun Perëndimor, në një zonë ku Tel Avivi ka shpallur ndërtimin e vendbanimeve të reja hebrehe.
Në një aksion të realizuar mëngjesin e së dielës, autoritetet izraelite shpërndanë me forcë aktivistët e vendosur në 20 tenda në zonën E1, të ndodhur midis Jeruzalemit dhe vendbanimit të Maale Aduminit.
Ndërhyrja e policisë erdhi pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, e cila shpalli protestën e aktivistëve si të paligjshme.
Sipas palestinezëve, ndërtimi në zonën E1 do të “minonte” ekzistencën e një shteti të ardhshëm palestinezë, pasi do të hynte si “pykë” në zonën më të rëndësishme ekonomike dhe demografike të Bregut Perëndimor.
Nuk është e qartë nëse nga ndërhyrja e forcave policore pati të plagosur, me autoritetet izraeltite që mohojnë të ketë pasur të lënduar, në të njëjtën kohë që burimet palestineze flasin për gjashtë të plagosur.
Pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara i akordoi Palestinës statusin e vendit kandidat më parë gjatë 2012-s, Izraeli shpalli ndërtimin e vendbanimeve të reja të kolonëve izraeltië në territorin e pushtuar palestinez, pavarësisht protestave ndërkombëtare.
Top Channel