Fshati turistik i Dardhës ka tërhequr jo vetëm të apasionuarit pas dëborës, por edhe vizitorë të tjerë në këto ditë të ftohta janari.

Turistë nga qytete të ndryshme të vendit i drejtohen Dardhës për të shijuar bukurinë e saj në fundjavë.

Gjithçka e bën të veçantë udhëtimin në drejtim të fshatit që fshihet mes maleve dhe pyjeve të dendura që tashmë kanë veshur petkun e bardhë. E preferuar kryesisht nga grupe shoqërore, të rinjsh por edhe familjarë, Dardha përveç natyrës së bukur ofron dhe gatimet tradicionale të zonës aq të shijshme dhe të pëlqyera nga vizitorët.

Nuk mund të harrosh pa përmendur pistën e skive në Dardhë,   e cila përbën një prej mundësive më të veçanta të argëtimit  për ata që dinë të bëjnë ski, por një eksperiencë e këndshme edhe për ata që tentojnë të mësojnë e të zbaviten në borë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA