“Chavez nuk është në koma”

13/01/2013 11:25

”Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, nuk është në koma dhe është duke vazhduar me hapa të shpejtë rikuperimin e tij”.

Kështu deklaroi të dielën Adan Chavez, vëllai i presidentit dhe njëkohësisht guvernatori i krahinës së Barinasit, pas kthimit në Venezuelë nga spitali kubanez ku 58-vjeçari po trajtohet pas operacionit të katërt në më pak se një vit për heqjen e një tumori malinj.

Përpara se të nisej për t’u kuruar në dhjetor në Havana, Chavez pranoi se nuk ka garanci për suksesin në luftën e tij kundër vdekjes dhe disa komplikime pas operacionit bënë të spekulohej se presidenti ishte në gjendje kome apo kishte ndërruar jetë.

”Kreu i shtetit vazhdon të asimimilojë mirë trajtimin mjekësor dhe ditë pas dite po avancon drejt rikuperimit të tij të plotë”, deklaroi Adan Chavez në mediat vendase.

Vëllai i presidentit foli për një luftë psikologjike që po bëhet me shëndetin e presidentit, por nuk komentoi mungesën e gjatë dhe të pazakontë 1-mujorë të Chavezit nga publiku venezuelian.

Chavez, nje ish-ushtarak, drejton shtetin e Amerikes se Jugut me 30 milione banore qe prej vitit 1998.

Gjate drejtimit te tij, ai eshte dalluar per nje sere reformash sociale dhe rishperndarjen e pasurise, duke ndikuar ne rritjen e mireqenies per klasat me te varfera te shoqerise, por nepermjet retorikes se tij nacionaliste dhe anti-globaliste, eshte identifikuar si nje prej kundershtareve kryesore te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne bote.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA