Kundër kondomit në filmat porno

12/01/2013 00:00

Industria e Pornografisë në kontenë e Los Anxhelesit kundërshton përdorimin e kondomit. “Të mëdhenjtë” e këtij sektori në San Fernando Valley “Vivid Entertainment”, “Califa Productions” dhe disa aktorë ngritën padi në një Gjykatë Federale duke e cilësuar normën e votuar nëntorin e kaluar, si anti-kushtetuese dhe kundër lirisë së shprehjes e parashikuar në Amendamentin 1 të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara.

Stiven Hirsc, themeluesi i “Vivid Entertainment” i tha agjencisë së lajmeve AFP se “Jam i frymëzuar për ta rrëzuar kete ligj. Mendoj se testimet që bën kjo industri funksionojnë më së miri”.

Sipas këtyre kompanive mjaftojnë masat e marra nga ky sektor në mbrojtje të aktorëve kundër SIDA-s dhe sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme.

Por dhjetëra raste të sifilizit në muajin gusht bllokuan për javë të tëra këtë sektor. Ligji i njohur si “Masa B” u miratua nga votuesit në Nëntor. Ajo u mbështet nga Fondacioni kundër SIDA-s, “AHF” me qëllimin për të mbrojtur aktorët nga virusi HIV.

Kryebashkiaku Antonio Villaraigosa e firmosi dhe e shndërroi në ligj në janar të këtij viti.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA