Korçë, vidhen kapakët e pusetave
12/01/2013 00:00
Pjesa më e madhe e pusetave në qytetin e Korçës tashmë është pa kapakë
si pasojë e vjedhjeve të vazhdueshme që u bëhen me qëllim shitjen e tyre
për skrap.
Në sheshet qëndrore, rrugë e zona periferike ato janë të hapura e të mbushura me mbeturina, duke vënë në rrezik këmbësorët por edhe duke shkaktuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve.
Sipas drejtorisë së ujësjellësit në Korcë vetëm gjatë muajit dhjetor janë vjedhur 46 kapakë pusetash, por ende nuk ka asnjë person përgjegjës për këto vjedhje. Vjedhja e materialeve për skrap ka pushtuar qytetin e Korçës ku përveç pusetave, vetëm pak ditë më parë u sinjalizua edhe vjedhja masive e kabllove elektrikë që ndriconin lagje të tëra në qytet.
Top Channel