Itali, pranga shqiptarit

12/01/2013 18:00

Dhjetra qytetarë të Bergamos në Itali rrethuan banesën e një të riu shqiptar nga Kosova, i dyshuar si autor i përdhunimit të një 24-vjeçareje shtatzënë.

Mediat italiane raportojnë se rreth 200 të rinj u grumbulluan poshtë banesës ku mësohet se jetonte me qira Vilson Ramaj, 32 vjeç dhe nisën të godasin me gurë, shishe dhe sende të tjera të forta kundrejt tij.

Policia italiane mbërriti shpejt në vendngjarje duke shmangur ndoshta një ekzekutim publik. Ajo shoqëroi shqiptarin 32-vjeçar për në rajon si i dyshuari kryesor i përdhunimit të 24-vjeçares italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA