Edhe burgjet private

12/01/2013 00:00

Për Ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi viti 2012, sistemi i drejtësisë në vend është reformuar ndjeshëm. Sipas tij thelbi ka qenë dixhitalizimi i këtij sistemi, është përmirësuar shërbimi dhe është rritur transparenca.

Por ajo që sipas kreut të një prej ministrive kryesore të vendit në 2013-ën, Shqipëria do të ketë burgje private, ndërkohë që do rrisë edhe pagat e gjyqtarëve.

“Do të kemi reformimin e Kodit të Procedurës Penale duke kaluar gjykimin e veprave penale për korrupsionin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Po në sistemin gjyqësor do të kemi reformë me fokus statusin e gjyqtarëve, ku do të jetë rritja e pagave të gjyqtarëve. Por ky vit do të shënojë një reformë shumë të rëndësishme në sistemin e burgjeve që sërish do ta bëjë Ministrinë e Drejtësisë dhe qeverinë shqiptare lider në rajon. Do të fillojmë me një projekt pilot për privatizmin e transportit të të dënuarve për të dënuar me rrezikshmëri të ulët shoqërore duke marrë modelin amerikan dhe modelin britanik dhe do të kulmojë me ndërtimin e një burgu privat”, tha Ministri.

Sipas Halimit do të ketë një reformë në avokaturën e shtetit dhe drejtoritë juridike në ministri, duke krijuar vetëm një shërbim që do të emërtohet Shërbimi Juridik i Shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB