“Ai pis më ka shkatërruar familjen, s’ua fal abortin e dy fëmijëve të mi”/ Prokurori Ols Dado zbulon përplasjen me Veliajn: Ia kemi dorëzuar aktet, i refuzoi dhe më ofendoi Për ekspertët e transportit në Shqipëri, aksidentet tragjike në linjat
hekurudhore mund të ndalen. Ilir Sako, shef i Sektorit të Politikave në
Institutin e Transportit, ajo që mungon është një bashkëpunim i organeve
lokale me Drejtorinë e Hekurudhave.
Ka ardhur koha, thote ai, qe disa nga mbikalimet e paligjshme te legalizohen dhe te pajisen me personel kontrolli.
“Miratimi i disa kalimeve, të cilat mund t’i shërbejnë më mirë komunitetit. Në rastin konkret ku ka ndodhur aksidenti i fundit, ky i shërben një komuniteti të gjerë. Në këtë rast minibashkia përkatëse duhet të lidhej me Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave dhe të gjenin një mënyrë për ta bërë këtë kalesë të mbrojtur me personel”, thotë Sako.
Ne 20 vitet e fundit, në të dy anët e hekurudhave dhe fare pranë traseve janë bërë ndërtime të shumta, ndërkohë që mungon një studim i mirëfilltë për këtë situatë dhe se si mund të parandalohen tragjeditë.
“Nëpërmjet një studimi, mbase mund të dalin nevojat e qarta. Organet e pushtetit vendor i dinë më mirë nevojat që ka komuniteti i tyre,hekurudhat di nevojat e saj dhe duhet të bëhen të ballafaqohen të dyja nevojat dhe të gjendet një e mesme e artë”, thotë Sako.
Por paralajmerimi qe eksperti Sako ben i përket të ardhmes së hekurudhës. Se shpejti, sipas tij, nuk do te kete mashiniste, sepse nuk po trajnohen te rinj, ndersa mjetet edhe pse 20-vjeçare kane shkuar per skrap.
“Parkun e mjeteve ne e shkatërruam ne vetë, punonjësit e hekurudhës për mendimin tim, pavarësisht se dikujt mund të mos i pëlqejë kjo. Ne kemi patur mjete, relativisht të reja 20-25 vjeçare, të cilat kanë shkuar për skrap”, tha Sako.
Hekurudha sipas Sakos, ne kater vitet e fundit, ka ngelur ne shifrat e 400 mije toneve ne vit ne transportit e mallrave, pa rritur volumin e punes, ndersa edhe pse nga shteti jepen 90 milionë lekë për të kryer investime ato nuk kryhen.
Top Channel