Stramaccioni: Dua dy lojtarë për Interin

11/01/2013 16:30

Inter nuk ka fituar në tre ndeshjet e fundit në kampionat, por trajneri Andrea Stramaccioni nuk është i shqetësuar.

“Jam i bindur se jemi një skuadër e madhe. Kaluam një periudhë të vështirë, por skuadra do të luftojë deri në fund”, theksoi tekniku i zikaltërve në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Pescara (e shtunë, ora 20:45).

Në lidhje me merkaton e dimrit, Stramaccioni i ka idetë e qarta: “Kërkojmë një mbrojtës të djathtë dhe një mesfushor qendre me karakteristika të ndryshme nga lojtarët që kemi në ekip.”

Ndërsa për Snejder, tekniku i ri italian u shpreh: “Gjithmonë e kam vlerësuar si futbollist. Ka qenë përherë pjesë e formacionit deri sa u dëmtua. Shpresoj që kjo çështje të zgjidhet shpejt.”

Ja lojtarët që Andrea Stramaccioni ka grumbulluar për ndeshjen e San Siros ndaj Pescara:

Portierë:
Handanovic, Belec, Di Gennaro;
Mbrojtës: Zanetti, Silvestre, Chivu, Pereira, Jonathan, Bianchetti, Nagatomo;
Mesfushorë: Guarin, Mudingayi, Mariga, Cambiasso, Obi, Gargano, Benassi, Duncan;
Sulmues: Coutinho, Palacio, Rocchi, Milito, Livaja, Cassano

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA