“Shi eshtrash” nga Kisha “Dracula”

11/01/2013 00:00

Në varrezat e Kishës së St.Mary në Whitby në veri-lindje të Anglisë, shkrimtari britanik Bram Stoker gjeti frymëzimin për veprën e tij “Dracula” në fund të shekullit të 19-të.

Sot, kur kanë kaluar më shumë se 1 shekull nga rrëfimet e Stoker, banorët lokalë janë terrorizuar kur nisi rënia e “reshjeve me eshtra nga qielli”.

Moti i keq me erëra të forta, reshjet e dendura të shiut dhe rrëshqitja e tokës ka nxjerrë në sipërfaqe eshtrat shumë-vjeçare tek varrezat në një shkëmb pranë kishës. Erozioni i ka dëmtuar varret, aq sa së fundmi eshtrat kanë dalë në sipërfaqe e kanë “fluturuar” në oborret e banorëve.

Këta të fundit, të alarmuar nga dukuria, u kërkuan autoriteteve ndihmë për grumbullimin e eshtrave dhe rivarrosjen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA