SHBA, thellohet defiçiti tregtar

11/01/2013 15:20

Defiçiti tregëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u thellua në muajin nëntor, pasi importet regjistruan rritjen më të madhe brenda vitit të lënë pas.

Të dhënat u publikuan të premten nga Departamenti Amerikan i Tregëtisë, në një raport të përmuajshëm.

Sipas shifrave, defiçiti tregëtar është thelluar me 48,7% miliardë dollarë, ndonëse parashikime të mëparshme kishin krijuar shpresën se defiçiti do të zvogëlohej.

Defiçiti i nëntorit është më i larti që prej muajit prill 2012. Në nëntor, vlera totale e importeve u rrit në 231,3 miliardë dollarë, ose 3,8%. Eksportet pësuan një rritje prej 1% gjatë kësaj periudhe, me 182,6 miliardë dollarë.

Pavarësisht thellimit të defiçitit, për ekspertët të dhënat janë inkurajuese, pasi tregon se po forcohet fuqia blerëse e tregut të brendshëm amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA