Kupa e Mbretit, Barça “manita” Cordoba-s

11/01/2013 00:50

Në “Camp Nou”, Barcelona i jep një “shuplakë” Cordoba-s në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale, ku do të ndeshet me Malaga-n.

Vrasësit e kësaj sfide ishin Villa dhe Sanchez, të dy autorë të dopietave respektive. Por, golin e parë të takimit e shënoi Thiago Alcantara.

Lionel Messi është lënë pushim, i cili vinte pas fitimit të trofeut të katërt radhazi të “Topit të Artë”, gjë që e festoi me publikun vendas përpara fillimit të ndeshjes.

Sergio Ramos pezullohet për 5 ndeshje

Një lajm i keq për rivalët e përjetshëm të katalanasve, Real Madrid, teksa Sergio Ramos është skualifikuar për 5 ndeshjet e ardhshme (1 prej kartonit të kuq, 4 për agresivitetin verbal) nga gjykatësi sportiv.

Mbrojtësi i madrilenëve, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e Kupës së Mbretit me Celta Vigo-n, doli nga fusha e blertë duke ofenduar me zë të lartë gjyqtarin Ayza Gamez.

Mbrojtësi spanjoll ishte shprehur: “S’ke turp, është gjithmonë e njëjta histori”. Skualifikimi është i vlefshëm edhe për kampionatin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA