
Partia Socialiste e Moderuar mblodhi kryesinë ku është diskutuar
strategjia elektorale. Gjergji Koja kryetar i PSM-së shprehu nevojën e
një koalicioni të gjerë për të mundësuar fitoren e së majtës.
“Viti qe lame pas shenoi edhe nje deshtim spektakolar te te gjithe spektrit politik shqiptar per te vendosur me ne fund rregulla loje demokratike e transparente permes nje sistemi te ri zgjedhor proporcional kombetar qe do te garantonte barazine e votes, dhe nje numerimi elektronik te shpejte e te pacenueshem te votave, qe do t’u paraqiste shqiptareve ne kohe rekord fituesin e merituar. Mbetem, per fat te keq, perseri peng i mungeses se thelle te besimit mes paleve, edhe pse kjo nuk do te na pengoje qe te fitojme me 23 qershor permes nje koalicioni te gjere politik te se majtes, misioni rindertues i te cilit nuk mbaron, por fillon diten pas zgjedhjeve”, tha Koja.
Gjergji Koja tha se PS duhet të qartësojë pozicionin e saj në raport me aleatët.
“PSM e konsideron koalicionin me PS si nje bashkepunim politik strategjik afatgjate ne dobi te interesave jetike te shqiptareve. Prandaj PSM mendon se ka ardhur koha qe PS te mbledhe koalicionin e te gjitha forcave progresive qe duan ndryshimin, dhe t’i jape jete dhe dinamizmin e duhur ketij koalicioni permes marreveshjeve para e pas zgjedhore jo si pazare te pista politike, por si garanci per ta rikthyer vendin ne rrugen e stabilitetit politik dhe ekonomik, si edhe ne rrugen e rimekembies sociale”, tha Koja.
Duke qene se koalicioni me PS do te jete edhe programor, Gjergj Koja i parqiti kryesisë së PSM tezat e programit elektoral per zgjedhjet e 23 qershorit, me fokus punësimin duke ndjekur parimin, nje i punesuar me shume per familjet shqiptare qe na votojne, reformë radikale në sistemin e shëndetësisë si dhe shtim të politikave për punësimin e rinisë.
Top Channel