Hakmerret ndaj të dashurës, i qeth qenin

11/01/2013 00:00

Hakmerret ndaj ish-të dashurës që mendonte se e tradhëtonte duke i qethur qenin e rracës shih-tzu.

Ky ishte reagimi i britanikut Rob Davey, 26 vjeç ndaj të dashurës së tij Zoe Ashman 36 vjeç. 26-vjeçari dyshonte se e dashura e tij e tradhëtonte dhe në një moment nga xhelozia vendos të hakmerret duke i qethur qenin.

36-vjeçarja “u njoh” me look-un e ri të kafshës së saj në momentin kur u kthye në banesë dhe fill pasi i dha duart të dashurit vendosi ta padisë atë për ‘krimin’ e kryer. Para gjykatës në Stevenage 36-vjeçarja tha se ish-i i saj i kishte shkaktuar dëm emocional duke shpërdoruar mundin disa-mujor për të regjistruar qenin e saj në një konkurs televiziv për kafshët pasi me pamjen mundësitë që qeni i saj të marrë pjesë janë zero.

                                                    Qeni para dhe pas qethjes

Në përfundim, gjyqtari i cështjes vendosi të gjobisë me 2 mijë paund dhe një vit punë vullnetare në komunitet të riun që njohu fajësinë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA