
Opozitës së majtë nuk i duhet të ndërtojë një koalicion me një parti të
korruptuar siç është LSI-ja. Kështu mendon kreu PSD-së Skërnder
Gjinushi, i cili lancoi taktikën dhe synimet elektorale të forcës
politike që drejton në zgjdhjet e qershorit.
“Në raport me LSI-në vlerësojmë se ajo është bashkëfajtore me PD për korrupsionin rekord, për 21 janarin, për krizën ekonomike, për dështimin e integrimit. Ajo e PD-së bën që Shqipëria për herë të parë të jetë e fundit në rajon ne procesin e integrimit dhe e para në nivelin papunësisë, varfërisë dhe korrupsionit. Të majtës i duhen votat e të majtëve të mashtruar nga LSI në emër të anti-Nanos apo anti-Ramës dhe jo lidershipi mashtrues”, tha Gjinushi.
Skënder Gjinushi komentoi edhe rolin e FRD-së, së Bamit Topit dhe AK-së, së Kreshnik Spahiut.
“FRD-ja është një fraksion i PD-së dhe roli i saj është rilindja e një të djathte reale në Shqipëri, por fitorja e të majtës nuk varet prej saj. E majta ka misionin e ndryshimit e të qeverisjes, FRD-ja ka misionin ndyshimit të së djathtës. Për ne dhe AK-ja është një forcë kompensuese e të djathtës. Eshtë mirë që edhe e djathta të ketë krah patriotik, por asnjë e djathtë s’mund të marrë votat majtas. Ata kanë kufizime të tilla si mosvlerësimi luftës Nacional Clirimtare apo mosdënimi grushteve të shtetit në 24-ën nga Ahmet Zogu e Sali Skifteri në 98, ndonëse ata synonin drejtpërdrejtë lenien e Kosovës nën Serbi”, theksoi Gjinushi.
Top Channel