Ekzaminimet, detyrim edhe për diabetin e kancerin e gjirit

11/01/2013 00:00

Në kontratat e reja, që Instituti i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor do
të lidhë me qendrat shëndetësore mjekët e familjes, do t’u kërkojnë
tashmë pacientëve ekzaminime për kancerin e gjirit,në mënyrë që kjo
sëmundje të kapet në kohë, si dhe përveç glicemisë esëll të bëhet testi i
hemoglobinës tek diabetikët, pasi çdo muaj ka rreth 500 raste të reja.

“Nisur nga rritja e incidencës së sëmundjes së kancerit të gjirit dhe duke e konsideruar politikë të rëndësishme sociale luftën kundër kësaj sëmundjeje, kemi vendosur këtë vit një indikator të ri të rëndësishëm, për depistimin e 80 për qind të grave në moshe rrisku mbi 35 vjeç. Gjithashtu një indikator tjetër në kontratat tona është ai që ka të bëjë me ekzaminimin më të mirë të pacientëve që vuajnë nga diabeti.Kontratat e reja mundësojnë e kryerjes së testin e hemoglobinës së glukozuar për pacientët diabetikë”, tha Elvana Hana, drejtoreshë e ISKSH-së.

Kontrata stimulon mjekun e familjes për sa më shumë vizita, pasi ai përfiton bonuse në bazë të numrit të vizitave. Së shpejti ISKSH, nëpërmjet një projekti që fillimisht do të jetë pilot do te nxjere nga funksioni librezat shendetësore për t’i zevendesuar ato me kartën e identitetit. Deri me tani jane regjistruar mbi 1.6 milionë banorë, të dhënat shëndetësore të të cilëve do të identifikohen me kartën e identitetit dhe pritet që ky proces regjistrimi të përfundojë brenda pak muajsh.

Top Channel