A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
Nëna natyrë tregon edhe njëherë tjetër se di të mahnisë si askush tjetër. Një “mur gjigant prej rëre” u ngrit në qiell nga erërat e forta në brigjet veri-perëndimore të Australisë, ndërkohë që banorët përgatiten për një stuhi tropikale.
Imazhet e kapura tregojnë se si bashkë me retë e stuhisë, udhëtojnë edhe grimcat e rërës së ngritur nga erërat e forta në shkretërirat në zonat qendrore të vendit.
Rrymat ajrore udhëtuan për kilometra me radhë në shoqërinë e grimcave të rërës së kuqe dhe në disa zona përpinë në brendi anije e varka të shumta peshkimi. Dëshmitarët thanë se shikueshmëria në brendi të stuhisë, nuk shkonte më shumë se 100 metër larg.
Ndërkohë, banorët në brigjet veri-perëndimore po përgatiten për goditjen e stuhisë, e konsideruar si ciklon i shkallës së tretë.

Top Channel